KODEKSI
I GAZETARĖVE TĖ MALIT TĖ ZI
(Parimet themelore)
Gazetari ėshtė nė shėrbim tė interesit publik. Kredibiliteti i
gazetarit dhe i profesionit tė gazetarisė bazohet nė nderin profesionist,
integritetin dhe njohuritė. Ėshtė nė interes tė ēdo gazetari, por
edhe detyrė e tij, qė t` i pėrmbahet kėtij Kodeksi.
- Ėshtė
detyrė e gazetarit qė ta respektojė tė vėrtetėn dhe tė luftojė
pėr tė, duke pasur ēdo
herė parasysh tė drejtėn e opinionit qė tė dijė dhe nevojėn
njerėzore pėr drejtėsi dhe humanizėm.
- Gazetari
ėshtė i detyruar ta mbrojė lirinė dhe tė drejtėn pėr grumbullimin
dhe shpalljen pa pengesė tė informatave, si
dhe pėr komentim dhe kritikė tė lirė. Gazetari punon nė frymėn
e idesė qė tė jetė vėzhgues kritik i atyre qė kanė mundėsi
mė tė mėdha nė shoqėri, politikė dhe ekonomi.
- Pėr
gazetarin faktet janė tė paprekshme dhe ėshtė obligim i tij
qė ato t` i pėrdor drejt dhe tė pengojė keqpėrdorimin e
tyre, qoftė kur ėshtė fjala pėr tekst, fotografi ose pėr
ton.Thashethemet dhe paragjykimet pamėdyshje duhet tė karakterizohen
si tė tilla.Ėshtė
obligim qė lajmi dhe komenti tė ndahen qartė.
- Ėshtė
obligim i gazetarit qė ta plotėsojė informatėn jo tė plotė
dhe ta pėrmirėsojė informatėn jo tė saktė, nė radhė tė
parė atė qė mund tė shkaktojė dėme, duke iu pėrmbajtur me
kėtė rast rregullave qė pėrmirėsimi tė jepet nė mėnyrė gjegjėse.
- Racėn,
besimin, pėrkatėsinė kombėtare dhe etnike, orientimin seksual
dhe statusin familjar tė personit, gazetari do t` i pėrmendė
vetėm nėse ėshtė e domosdoshme pėr informatė.
- Pėr
grumbullimin e informatave, nė ēfardo forme, gazetari pėrdor
metodat e ndershme profesioniste dhe tė lejuara juridikisht.
Heqja dorė nga kjo rregull ėshtė e lejueshme vetėm nė rastet
kur ato metoda nuk janė tė mjaftueshme, ndėrsa informata,
e cila
duhet tė sigurohet, ka rėndėsi tė madhe pėr opinionin.
- Ėshtė
e drejtė dhe obligim i gazetarit qė tė mbrojė burimet sekrete
tė informatave, por edhe tė vėrtetojė ēdo herė motivet
e burimit sekret, para se tė premtojė anonimitetin dhe mbrojtjen
e sekretit.
- Gazetari
ėshtė i obliguar qė me kujdes tė madh tė merret me jetėn
private tė njerėzve. E drejta nė jetėn private ka rėndėsi
tė pėrpjestueshme me atė tė funksionit politik tė cilin e
kryen
individi, por nė kėto raste duhet tė ruhet dinjiteti njerėzor.
- Gazetari
ėshtė i obliguar ta ruajė integritetin e personave tė mitur,
tė ndryshėm na tė tjerėt dhe tė hendikepuar.
- Kur
raporton pėr procedurat hetuese dhe gjyqėsore, gazetari duhet
ta marrė parasysh supozimin se ēdokush ėshtė i pafajshėm
derisa tė mos vėrtetohet e kundėrta dhe me asgjė nuk guxon
tė prejudikojė rezultatet e procesit gjyqėsor.
- Gazetari
nuk guxon tė pranojė privilegje tė ēfardo lloji, tė cilat
do tė mund tė kufizonin ose tė vėnin nė dyshim autonominė
dhe objektivitetin e tij dhe do tė dėmtonin lirinė e vendosjes
sė botuesėve dhe tė redaksive.
- Ėshtė
obligim i gazetarėve qė tė jenė solidarė me kolegėt nė atė
masė e cila nuk do ta pengojė qė tė kryejė me sukses detyrat
profesioniste as nuk do tė rrezikoheshin principet themelore
tė kodeksit tė gazetarisė.
Si ėshtė i gatshėm qė punėn e vet ta vėnė nė vlerėsim tė opinionit,
gazetari poashtu duhet tė jetė i gatshėm qė tė ballafaqohet me
vlerėsimin e organit objektiv, i cili kujdeset pėr mbrojtjen
e autoritetit tė profesionit. UDHĖZIME PĖR SHPJEGIMIN DHE APLIKIMIN E PARIMEVE THEMELORE TĖ
KODEKSIT
UDHĖZIMET PĖR PARIMIN 1 1.1. Standardet e pėrgjithshme Gazetarėt duhet tė kultivojnė standardet mė tė larta etike dhe
profesioniste. Ata duhet tė marrin tė gjtha masat e nevojshme
nė mėnyrė qė tė jenė tė sigurt se shpallin vetėm informata tė
sakta dhe se komentet e tyre janė tė ndershme. Gazetarėt askurrė
nuk guxojnė tė shpallin informata pėr tė cilat e dinė se janė
tė rrejshme ose qellimkeqe ose akuzojnė pa bazė tė tjerėt dhe
kanė pėr qellim tė rrezikojnė reputacionin e tė tjerėve. Ėshtė
detyrė e gazetarit qė tė refuzojė detyrėn e cila ėshtė nė kundėrshtim
me etikėn e kodeksit. 1.2. Saktėsia a)Para shpalljes se raportit gazetari duhet tė jetė i sigurt
se janė marrė tė gjitha masatgjegjėse qė tė vėrtetohet saktėsia
e tij. Gazetarėt duhet tė angazhohen qė tė pėrgatisin raport
tė plotė mbi ngjarjet dhe nuk guxojnė tė heshtin ose tė lėnė
anash esencėn e informatat esenciale. b) E drejta e opinionit qė tė jetė i informuar nuk mund tė shėrbejė
si arsyetim pėr raportim senzacional. Pėr kėtė, gazetarėt nuk
guxojnė t` i shtrėmbėrojnė informatat, duke theksuar tepėr dhe
nė mėnyrė jo adekuate njė aspekt tė bisedės ose raportimit tė
njėanshėm. Gazetarėt duhet t` u ikin titujve ose parullave reklamuese
tė cilat mund tė ēojnė nė konkluzion tė gabuar mbi esencėn e
ngjarjes ose tė dukurisė. Faktet nuk mund tė shtrembėrohen duke
i vėnė jashta kontekstit tė ngjarjes. 1.3. Komunikata pėr media Komunikata pėr media, e shpallur nga pėrfaqėsuesit e pushtetit,
tė partive politike, tė shėrbimeve publike, shoqatave, klubeve
dhe grupeve tjera tė interesit, duhet tė theksohen qartė si tė
tilla. 1.4. Tubimet gjatė fushatės zgjedhore Me rastine e raportimit mbi tubimet nga fushata zgjedhore, gazetarėt
do tė raportojnė edhe mbi ato vlera dhe qendrime me tė cilat
nuk pajtohen. Qasja e tillė ėshtė ēėshtje e korrektėsisė gazetareske,
i shėrben tė drejtės sė qytetarėve pėr liri tė informimit dhe
mbėshtet principin e shanseve tė barabarta pėr tė gjitha partitė
politike dhe pjesėmarrėsit e tjerė nė procesin zgjedhor. UDHĖZIMET PĖR PARIMIN 3 3.1. Komenti Mendimet dhe vlerėsimet nė koment duhet tė bazohen nė fakte.
Komenti nuk guxohet tė prezentohet nė atė mėnyrė qė tė krijohet
bindja se fjala ėshtė pėr fakt tė vėrtetuar. 3.2. Intervista a)Intervista mund tė kosiderohet plotėsisht e drejtė nga aspekti
gazetaresk nėse ėshtė e autorizuar nga personi i intervistuar,
pėrfaqėsuesit e tij/ saj ose ėshtė e qartė se ekziston pėlqimi
i tė untervistuarit pėr shpalljen e intervistės sė paautorizuar.
Poashtu, ėshtė korrekte qė tė shpallet intervista e paautorizuar
nėse e kanė tė qartė i intervistuari dhe intervistuesi se biseda
e tyre nė tėrėsi ose pjesėrisht do tė publikohet nė formė tė
shkruar ose audio-vizuele. Nėse pėrmbajtja e intervistės transmetohet
nė tėrėsi ose pjesėrisht, mjetet e informacionit tė cilat e shpallin
atė, duhet tė cekin edhe burimin e saj.Nėse parafrazohet pėrmbajtja
e mendimeve tė dikujt, tė shprehura me gojė, ėshtė ēėshtje e
nderit tė gazetarit qė ta pėrmend burimin. b) Nė rastet kur intervistės i paraprinė raporti, si formė e
paralajmėrimit, duhet tė kihet kujdes qė paralajmėrimi mos tė
jetė nė kundėrshtim me pėrmbajtjen e kontekstit programor i cili
paralajmėrohet. Edhe me kėtė rast duhet tė kihet kujdes qė personi
i intervistuar tė mbrohet nga ēdo e pavėrtetė dhe nga ēdo gjė
tjetėr qė do tė mund tė rrezikonte dinjitetin dhe interesat juridike
tė tij/saj. 3.3 Fotografitė simbolike a) Nėse ndonjė ilustrim, posaēėrisht fotografia, nė lexuesin
mesatar mund tė lėnė pėrshtypjen se fjala ėshtė pėr dokument
autentik edhe pėrkundėr faktit se fjala ėshtė pėr fotografi simbolike,
rasti i tillė duhet tė sqarohet. Foto montazhi ose intervenimi
tjetėr nė dokumentet autentike duhet tė shenohen qartė si tė
tilla nė tekstin pėrcjellės ose nė ndonjė mėnyrė tjetėr gjegjėse. b) Nėse mediat, me rastin e emetimit/botimit shfyrtėzon skena
tė rikonstruktuara, sjelljen e tillė duhet ta kenė tė qartė publiku
ose kjo duhet tė tregohet qartė me zė ose tekst. c) Materialet arkivore nė televizion duhet tė shenohen qarti
si tė tilla, ndėrsa insertet tonike, tė cilat shfrytėzohen nga
arkivat e radios, duhet me zė tė paralajmėrohen si tė tilla. 3.4. Embargoja Futja e embargos, nė tė cilėn mbahet informata e caktuar, ėshtė
e arsyeshme vetėm nėse ėshtė me rėndėsi esenciale pėr raportim
objektiv dhe tė kujdesshėm.Parimisht,embargoja paraqet marrėveshje
tė lirė ndėrmjet informatorit dhe mediave. Embargoja duhet tė
respektohet vetėm nėse ekziston arsyeja objektive pėr tė., siē
ėshtė rasti i fjalimive, tė cilat duhet tė mbahen sė shpejti,
raportet e dhėna mė parė mbi aktivitetet afariste dhe llojet
e tjera tė aktiviteteve ose informata mbi ngjarjet e ardhshme
(mbledhjet, vendimet, ceremonitė solemne etj.) Medijat nuk mund
ta shfrytėzojnė embargon pėr tė fituar pėrparėsinė para konkurentėve. 3.5. Rezultatet e hulumtimit tė opinionit publik Kur i shpallin rezultatet e agjencive pėr hulumtimin e opiniont
publik, mediat duhet tė tregojnė numrin e tė anketuarėve, datėn
e kryerjes sė hulumtimit,identitetin e porositėsit tė hulumtimeve,
si dhe pyetjet e shtruara nė test. Nėse askush nuk e ka porositur
hulumtimin, mediat duhet tė theksojnė se ėshtė bėrė me nismėn
e vet agjencisė. 3.6. Anketat ditore Nė rast tė anketimit ad-hoc tė qytetarėve mbi ēėshtjet kontraverze
shoqėrore, ėshtė e domosdoshme tė shprehet njė dozė e veēantė
e kujdesit dhe tė iket nga mundėsia e manipulimeve. 3.7 Letrat redaktorit a) Letrat redaktorit, pėrnga forma dhe pėrmbajtja, paraqesin
mėnyrė tė volitshme qė t` u ofrohet lexuesėve/ dėgjesėve/ shikuesėve
mundėsia qė tė shprehin mendimin e vet dhe kėshtu tė marrin pjesė
nė procesin e formimit tė opinionit publik. Ėshtė detyrė e mediave,
qė para shpalljes sė kėtyre letrave, tė kenė kujdes qė pėrmbajtje
e tyre nė asnjė mėnyrė tė mos jetė nė kundėrshtim me kodeksin
e gazetarisė. b) Letėrkėmbimi me botuesit dhe redaktorėt mund tė publikohet
nė formė tė letrės redaktorit, nėse nga forma dhe pėrmbajtja
e saj del se ajo ėshtė nė pajtim me dėshirat e dėrguesit. Pėlqimi
mund tė nėnkuptohet nėse letrat kanė tė bėjnė me raportet dhe
bisedat tė cilat i ka shpallur media pėr tė cilėn ėshtė fjala
ose me ēėshtjet me interes tė pėrgjithshėm. Mediat nuk janė tė
obliguara me ligj qė tė shpallin letra tė tilla. c) Ėshtė praktikė e zakonshme qė letrat redaktorit tė shpallen
me emrin e autorit. Vetėm nė raste tė jashtėzakonshme, me kėrkesėn
e autorit, emri i tij mund tė mos shkruhet, por me vėrejetjen
Emrin e ka tė njohur redaksia. Mediat nuk duhet ta shpallin
adresėn e autorit tė letrės. Nėse ekziston ēfardo dyshimi nė
identitetin e vėrtetė tė dėrguesit tė letrės, ajo nuk duhet tė
shpallet.Ėshtė nė kundėrshtim me rolin e mediave shpallja e letrave,
autori i tė cilave nuk ėshtė vėrtetuar saktėsisht. ē) Shkurtimi i letrave ėshtė i mundshėm nėse rubrika Letra
redaktorit ka vėrejtjen e pėrhershme se redaktori mba tė drejtėn
e shkurtimit tė letrave dhe se me kėtė rast nuk do tė ndryshohet
kuptimi i tyre. Nėse dėrguesi ndalon plotėsisht ndryshimin dhe
shkurtimin e tekstit, redaksia duhet ta respektojė kėtė dėshirė
ose tė refuzojė shpalljen e letrės. d) Ēdo letėr e lexuesit/dėgjuesit/shikuesit, qė i dėrgohet redaktorit,
trajtohet sekret i redaktorit. Ajo askurr nuk guxon t` u jepet
personave tė tretė. UDHĖZIMET PĖR PARIMIN 4 4.1 Pėrmirėsimet a) Nėse media vėrteton se ka shpallur raport i cili pėrmban
fakte tė shtrembėruara dukshėm, ai mjet i informimit duhet, nė
afat sa mė tė shkurtėr, ta shpall pėrmirėsimin. Pėrmirėsimi duhet
tė vendoset nė atė mėnyrė qė t` i pėrgjigjet vendit tė raportit
pėr tė cilin ėshtė fjala. Me kėtė rast duhet tė theksohet qartė
se pėrmirėsimi vlen pėr raportin e mėparshėm jokorrekt. b) Nėse media vėrteton se ka shpallur raport tė gabueshėm dhe
me kėtė ka rrezikuar reputacionin e ndonjė personi ose institucioni,
nė afat sa mė tė shkurtėr, duhet tė kėrkojė fallje. Ajo duhet
tė vendoset nė atė mėnyrė qė t` i pėrgjigjet vendit tė raportit
pėr tė cilin ėshtė fjala. c) Qė t` i pėrgjigjet vendit nė kėtė kontekst do tė thotė
shpallja e pėrmirėsimit nė tė njejtin vend (kur ėshtė fjala pėr
mediat e shkruara) ose nė tė njejtin emision ( kur ėshtė fjala
pėr mediat elektronike). ē) Nė rastin kur disa persona ose organizata janė tė bindura
se raporti i mediave pėrmban informata jo tė sakta ose kritika
tė pa baza nė llogari tė tyre, ata mund tė kėrkojnė nga mediat
qė kanė shpallur raport tė tillė, mundėsinė e pėrgjigjes dhe
tė pėrmirėsimit tė thėnieve tė pavėrteta. Mediat duhet ta respektojnė
kėtė tė drejtė, nėse pajtohen se raporti gjegjės ka pasė informata
tė pasakta ose kritika tė pabaza. 4.2 Dokumentacioni Nė rastet e pėrmendura nė udhėzimet 4.1. mediat duhet t` i pėrmirėsojnė
tė pavėrtetat edhe nė arkivat e veta, dokumentacionet dhe bazat
e tė dhėnave. UDHĖZIMET PĖR PARIMIN 5 5.1 Fjala e urrejtjes a) Mediat nuk guxojnė tė shpallin material i cili ka pėr qellim
zgjėrimin e mosdurimit ose tė urrejtjes ndaj personave pėr shkak
tė racės sė tyre, origjinės etnike, pėrkatėsisė kombėtare, gjinisė,
mungesave fizike, besimit ose pėrkatėsisė politike. E njėjta
gjė vlen edhe nėse ekziston gjasa se publikimi i ndonjė materiali
do tė nxisė armiqėsitė e pėrmendura mė parė ose urrejtjen. b) Gazetarėt posaēėrisht duhet tė kenė kujdes qė me asgjė tė
mos e nxisin urrejtjen etnike kur raportojnė mbi ngjarjet dhe
dukuritė tė cilat pėrmbajnė nė vete elemente tė urrejtjes etnike.
Ėshtė obligim i gazetarit qė t` i respektojė vendet dhe kombet
tjera. 5.2 Raportimi mbi krimin Kur raportohet mbi krimin, nuk ėshtė e lejueshme qė tė pėrmendet
pėrkatėsia fetare, etnike ose pėrkatėsia tejetėr e tė dyshuarit,
me pėrjashtim nėse kjo informatė mund tė jetė e rėndėsishme qė
opinioni ta kuptojė ngjarjen. Posaēėrisht duhet tė kihet parasysh
se cekja e pėrkatėsisė fetare, etnike ose e pėrkatėsisė tjetėr
e tė dyshuarit mund tė nxisė ose tė thellojė paragjykime ndaj
grupeve pakicė, tė cilave pėrndryshe u nevojitet mbrojtja. UDHĖZIMI PĖR PARIMIN 6 6.1 Hulumtimi a) Hulumtimi gazetaresk ėshtė instrument i pazėvėndėsueshėm
i obligimit profesionist qė punės t` i mveshet me zell dhe me
kujdes tė merituar. b) Nė rrethana normale gazetari do tė duhej t` i shfrytėzonte
metodat e hapta tė grumbullimit tė informatave, qė nėnkupton
identifikimin e tyre tė qartė profesionist.Nuk ėshtė nė pajtim
me profesionin e gazetarit, as me rolin e mediave, qė gazetarėt
gjatė hulumtimit tė prezentohen rrejshėm dhe tė japin informata
tė gabuara pėr punėn e vet. c) Tė fituarit sekret tė informatave mund tė aplikohet vetėm
atėhere kur ato nuk mund tė fitohen duke shfrytėzuar metodat
e hapėta. Kėto metoda, pė shembull,mund tė shfrytėzohen nė rastet
e zbulimit tė punėve kriminele,keqpėrdorimit tė pozitės ose nė
rastet e zbulimit tė diēkahit qė paraqet kėrcėnim tė rrezikshėm
pėr shėndetin dhe sigurinė e njerėzve. ē) Nė raste tė fatkeqėsive dhe katastrofave natyrore, gazetarėt
duhet tė kenė parasysh se dhėnia e ndihmės urgjente viktimave
dhe personave nė rrezik, ka pėrparėsi kundrejt tė drejtės sė
opinionit qė tė informohet. 6.2 Hulumtimi nė mesin e njerėzve qė kėrkojnė mbrojtje Hulumtimi gazetaresk duhet tė bėhet me ndienja tė mėdha dhe
fshehtėsi nė rastet kur ekziston dėshprimi personal ose agonia,
kur ėshtė fjala pėr njerėzit me dėmtime fizike dhe mentale, si
dhe pėr fėmijėt dhe tė rinjtė nė pėrgjithėsi.Mundėsia e kufizuar
e mendimit ose situata e veēantė nė tė cilėn gjenden njerėzit
e tillė, nuk guxohet tė keqpėrdoren me qellim tė fitimit tė informatave. 6.3 Informata ekskluzive Ėshtė e zakonshme praktika gazetareske qė tė shpallen biseda
dhe informata ekskluzive. Ato fitohen vetėm pėrmes procesit tė
grumbullimit tė tė dhėnave e jo pėrmes kėrkimit tė monopolit
ndaj informatave tė cilat fitohen nga personat publik. Personat
publik duhet tė japin informata, duke mos favorizuar njė numėr
tė kufizuar tė gazetarėve, gjegjėsisht mediave. 6.4 Pagesa e informatės Gazetarėt nuk duhet t` i paguajnė njerėzit pėr tė fituar informata,
pėrveē nė rastet kur vlera e informatės ka rėndėsi tė veēantė
pėr opinionin. UDHĖZIME PĖR PARIMIN 7 7.1 Sekreti a) Nė rastet kur ndonjė person ka pranuar tė japė informatėn,
por me kusht qė tė mos zbulohet identiteti i tij, dhe gazetari
pajtohet me kėtė kusht, ai duhet ta respektojė kėtė vendim dhe
tė refuzojė ta zbulojė identitetin e burimit tė informatės. Mirėpo,
gazetari duhet t` i thotė personit qė ėshtė burim i informatės,
se identitetin e tij/ saj do tė jetė i detyruar ta zbulojė para
gjyqit nėse informata gjegjėse do tė jetė e domosdoshme pėr sqarimin
ose pengimin e veprės sė rėndė penale. b) Mediat elektronike me masa gjegjėse teknike (ndryshimin e
zėrit, mjegullimin e fytyrės) do tė sigurojnė sekretin e identitetit
tė personit, i cili jep deklaratė me kusht tė anonimitetit. c) Dokumentet e shenuara si sekrete mund tė shpallen nėse, pas
shqyrtimit tė kujdesshėm, vėrtetohet se nevoja e opinionit qė
tė informohet ka mė peshė sesa shkaqet me tė cilat arsyetohet
sekreti. 7.2 Veprimtaria e shėrbimeve sekrete Aktiviteti i gazetarėve dhe botuesėve nė shėrbimet sekrete ėshtė
nė kundėrshtim me rolin e mediave nė shoqėri dhe me prestigjin
e tyre. Informatat e shėrbimeve sekrete nuk guxohet tė vihen
nė lidhje me tė drejtėn e gazetarėve nė sekretin profesionist. UDHĖZIMET PĖR PARIMIN 8 8.1 E drejta nė jetėn private a) Gazetari nuk ka tė drejtė tė prekė nė jetėn private tė ndonjė
personi dhe tė raportojė pėr tė pa lejen e atij personi. E drejta
e opinionit qė tė jetė i informuar gjithėherė duhet tė matet
me kujdes, nė krahasim me tė drejtėn personale tė njerėzve. b) Raportimi pėr jetėn private tė ndonjė personi mund tė jetė
i arsyeshėm vetėm nė rastet me interes tė veēantė pėr opinion.
Rastet e tilla janė, pėr shembull, veprat tė cilat rrezikojnė
shėndetin dhe sigurinė e njerėzve dhe tė shoqėrisė (veprat kriminele
dhe terroriste, korrupcioni etj.). Raportimi pėr jetėn private
tė ndonjė personi ėshtė i arsyeshėm edhe nėse nė kėtė mėnyrė
pengohet mashtrimi i opinionit me deklaratėn ose sjelljen e ndonjė
individi, si pėr shembull nė rastin kur ndonjė person kryen vepra
tė caktuara nė jetėn private, ndėrsa publikisht i dėnon ato. c) Gazetarėt kanė tė drejtė tė hulumtojnė jetėn private tė dikujt
qė kryen ose ka pėr qellim tė kryejė funksion publik. Veprohet
korrekt nėse me kėtė dėshirohet tė vėrtetohet pėrshtatshmėria
e atij personi pėr punėn qė e kryen ose dėshiron ta kryejė. ē) Viktimat e fatkeqėsisė ose tė krimit gėzojnė tė drejtėn e
mbrojtjes sė veēantė tė emrave tė vet. Nuk ėshtė gjithėmonė rregull
qė tė zbulohet identiteti i viktimės me qellim qė opinioni t`
i kuptojė mė mirė fatkeqėsinė dhe krimin. Pėrjashtimet mund tė
tolerohen nėse personi nė fjalė ėshtė personalitet publik ose
nė rastin e rrethanave tė veēanta. d) Kur ėshtė fjala pėr anėtarėt e familjes dhe njerėzit e tjerė
qė indirekt janė tė qėlluar nga fatkeqėsia ose tė cilėt nuk kanė
tė bėjnė fare me krimin ose fatkeqėsinė, duhet tė kihet kujdes
i madh me rastin e shpalljes sė emrave dhe fotografive tė tyre. dh) Adresat private tė njerėzve gėzojnė mbrojtje tė veēantė. e) Tė sėmurit fizik ose mental , si dhe lendimet, i takojnė
sferės private tė personave tė dėmtuar. Nga konsiderata ndaj
personave tė tillė dhe anėtarėve tė familjeve tė tyre, mediat
nuk duhet t` i shpallin emrat dhe fotografitė e tyre dhe duhet
t` u ikin shprehjeve pėrbuzėse me rastin e pėrshkrimit tė sėmundjeve
dhe vuajtjeve. Nė atė mėnyrė duhet sjellur madje edhe kur shprehjet
e pėrmendura janė nė pėrdorim tė pėrditshėm. ė) Raportimi mbi vetvrasjet nga gazetarėt kėrkon pėrmbajtje
dhe maturi tė madhe. Nė situata tė tilla nuk duhet tė shpallen
emra dhe pėrshkrime detaje tė rrethanave nė tė cilat ka ndodhur
vetvrasja. Pėrjashtimet janė tė arsyeshme vetėm nėse ėshtė fjala
pėr ngjarje me interes tė veēantė pėr opinionin. f) Raporti ėshtė senzacional nė mėnyrė joadekuate nėse personi,pėr
tė cilin ėshtė fjala, trajtohet si objekt. Kjo mė sė shumti vlen
pėr rastet kur raportet pėr personat qė vdesin, vuajnė fizikisht
ose mentalisht, i tejkalojnė interesat e opinionit dhe nevojėn
e publikut pėr informim. g) Kufiri i pranueshėm, me rastin e raportimit mbi fatkeqėsitė
dhe katastrofat natyrore, ėshtė ai i cili do tė thotė respektimin
e vuajtjeve tė viktimave dhe ndienjave tė anėtarėve tė familjeve
tė tyre. Viktimat e fatkeqėsive nuk guxohet tė bihen nė situatė
qė tė vuajnė pėr herė tė dytė pėr shkak tė paraqitjes nė media. gj) Tė gjitha udhėzimet tė cilat kanė tė bėjnė me tė drejtėn
nė jetėn private, ku ėshtė e mundur, vlejnė edhe pėr tė ndierit. 8.2 Hulumtimet medicinale dhe terapia a) Raportet mbi gjoja sukseset ose mosuksest e hulumtimeve medicinale
dhe farmaceutike nė luftė kundėr sėmundjeve serioze, kėrkojnė
kujdes dhe ndienjė tė shtuar tė pėrgjegjėsisė. Nga kjo, as teksti,
as prezentimi nuk duhet tė pėrfshijnė asgjė qė do tė mund t`
u jepte shpresa tė pabaza tė sėmurėve dhe anėtarėve tė familjeve
tė tyre se do tė shėrohen pėr njė kohė tė shkurtėr, nėse nuk
ėshtė nė pajtim me gjendjen reale tė hulumtimeve medicinale.
Kundrejt kėsaj,raportet e intonuara nė mėnyrė kritike ose tė
njėanshme, personat e sėmurė seriozisht nuk do tė duhej t` i
binin nė situatė e cila do ta rriste pasigurinė e tyre dhe do
ta nxiste mė shumė dyshimin nė suksesin e mundshėm tė masave
terapeudike. b) Kur raporton mbi aktivitetet e tė ashtuquajturve shėronjės
dhe tė pseudomjekėve, gazetarėt duhet tė tregojnė masė tė veēantė
tė dyshimit dhe tė pėrmbajtjes. c) Duke raportuar mbi zgjėrimin e sėmundjeve ngjitėse dhe tė
sėmundjeve tjera, gazetari duhet ta ketė parasysh faktin se tė
drejtėn pėr shpalljen e epidemive e ka vetėm organi kompetent
shtetėror. UDHĖZIMET PĖR PARIMIN 9 9.1 Interesat e fėmijėve a) Mediat janė tė obliguara tė veprojnė nė pajtim me normat
e Konventės sė Kombeve tė bashkuara mbi tė drejtat e fėmijėve
dhe me kujdes tė veēantė t` i huluntojnė informatat tė cilat
prekin nė interesat e fėmijėve. b) Mediat janė tė obliguara tė tregojnė kujdes tė veēantė kur
intervistojnė, fotografojnė ose xhirojnė tė miturit. UDHĖZIMET PĖR PARIMIN 10 10.1 Raportimi nga gjyqi dhe mbi krimin a) Raportet mbi hetimet dhe rastet gjyqėsore shėrbejnė qė nė
mėnyrė tė kujdesshme tė informohet opinioni mbi krimin, ndjekjen
penale dhe vendimin e gjyqit. Konsiderohet se personi ėshtė i
pafajshėm derisa gjyqi tė mos e vėrtetojė tė kundėrtėn, madje
edhe nėse ai/ajo e ka pranuar fajin. Edhe kur faji ėshtė i qartė
pėr opinionin, personi i akuzuar nuk mund tė prezentohet si fajtor,
nė bazė tė vlerėsimit tė gjyqit, derisa tė mos bihet aktvendimi. b) Portretizimi i personalitetit, me ē` gjė bėhet prejudikimi
i karakterit tė tij, si dhe akuzat nė llogari tė tij/saj , shkelin
principin kushtetues tė mbrojtjes sė dinjitetit njerėzor dhe
kjo rregull poasht vlen edhe pėr ata tė cilėt mund tė shpallen
kriminelė. Qellimi i raportimit nga gjyqi nuk mund tė jetė qė
i fajsuari tė dėnohet nga aspekti shoqėror,nė atė mėnyrė qė mediat
do tė shfrytėzoheshin pėr ta turpėruar atė. c) Kur media fillon tė raportojė mbi rastin e caktuar penal,
atė duhet ta pėrcjell dhe nė kontinuitet tė raportojė pėr tė.
Kur media raporton pėr tė akuzuarin, emrin e tė cilit e ka shpallur
ose ėshtė i njohur pėr rrethin e gjėrė tė opinionit, duhet tė
informojė edhe pėr lirimin eventual nga akuza ose pėr heqjen
dorė nga ndonjė pjesė e saj.Kjo vlen edhe pėr rastet e heqjes
dorė nga hetimet. ē) Kritika dhe komenti, lidhur me rastin konkret, duhet tė dallohen
qartė nga raportimi mbi procedurėn gjyqėsore. d) Mediat nuk guxojnė tė zbulojnė identitetin e viktimave tė
dhunės seksuale ose tė shpallin material i cili do tė mund tė
shėrbente pėr zbulimin e identitetit tė tyre. Ndryshe mund tė
veprohet vetėm nėse viktimat janė tė pajtimit qė t` u zbulohet
identiteti ose ligji i autorizon mediat qė ta bėjnė kėtė. dh) Shikuar nė mėnyrė tė pėrgjithshme, mediat duhet tė heqin
dorė nga shpallja e identitetit tė tė afėrmve ose miqėve tė tė
akuzuarėve ose tė denuarėve pėr krim. Ndryshe mund tė veprohet
nėse ajo ėshtė e domosdoshme pėr raportim komplet, tė drejtė
dhe tė saktė mbi krimin ose procedurėn ligjore. e) Kur raportohet mbi hetimet dhe procedurėn gjyqėsore penale
kundėr personave tė rinj dhe paraqitjen e tyre nė gjyq, mediat
duhet tė kenė kujdes tė veēantė, duke patur parasysh ardhmėrinė
e personave tė tillė. Kjo vlen edhe pėr tė rinjtė qė janė viktimė
e krimit. 10.2 Raportimi mbi dhunėn Duke raportuar mbi aktin e vėrtetė ose kėrcėnues tė dhunės,
mediat duhet ta masin me kujdes interesin e opinionit pėr informatė
dhe interesin e viktimės dhe njerėzve tė tjerė qė janė tė kyēur
nė tė. Nė raste tė tilla duhet pasur kujdes tė veēantė qė raportimi
tė mos jetė i njėanshėm dhe nuk guxohet tė lejohet qė mediat
tė bėhen instrument i kriminelėve. Mediat nuk duhet me inisiativė
tė vet tė tentojnė tė ndėrmjetėsojnė ndėrmjet policisė dhe kriminelėve.
Nuk guxohet tė intervistohen kryesit e dhunės, nėse nuk ėshtė
absolutisht e domosdoshme tė mbulohet ngjarja nė mėnyrė korrekte
dhe neutrale pėr interes mė tė madh tė opinionit. 10.3 Koordinimi me pushtetin/ kufizimi i lajmeve Parimisht mediat nuk e pranojnė kufizimin e lajmeve. Koordinimi
ndėrmjet mediave dhe policisė ėshtė i mundshėm vetėm nė rastet
kur gazetarėt, me veprimin ose mosveprimin e vet, mund tė ndihmojnė
qė tė mbrohet ose shpėtohet jeta dhe shėndeti i viktimave dhe
personave tjerė tė kyēur. Mediat, me kėrkesėn e policisė,mund
tė fusin embargon e pjesėrishme ose tė tėrėsishme nė lajmet pėr
njė kohė tė caktuar me qellim tė zgjidhjes sė problemit ( krimit),
nėse kėrkesa ėshtė bindshėm e arsyeshme. UDHĖZIMET PĖR PARIMIN 11 11.1 Ftesat e dhuratat Liria e vendosjes dhe e vlerėsimit tė pavarur tė mediave dhe
redaksive tė tyre do tė rrezikohet nė rast tė marrjes sė dhuratave,
vlera e tė cilave tejkalon nivelin e zakonshėm simbolik. Pėr
kėtė, gazetarėt nuk duhet tė pranojnė kurrfarė pagese, kompenzim
tė shpenzimeve, lehtėsime, donacione, verime pa pagesė, udhėtime
afariste, dhurata ose ēfardo benificioni tjetėr tė cilat do tė
mund t` i shkaktonin dėme kredibilitetit tė tyre profesional,
si dhe reputacionit tė mediave pėr tė cilat punojnė. Nė rast
tė pranimit tė ēfardo benificioni, gazetari mė parė duhet tė
sigurojė pėlqimin e kryeredaktorit ose tė drejtorit tė medias
nė tė cilėn punon. 11.2 Presioni ose ndikimi Gazetari nuk guxon t` u nėnshtrohet presioneve dhe ndikimit
tė personave tė cilėt kanė interes politik, aksionar ose pėrfaqėsues
nė mediat pėr tė cilat punon dhe i fshehin ose i shtrėmbėrojnė
informatat tė cilat opinioni ka tė drejtė t` i dijė. 11.3 Ndarja e funksioneve Nėse gazetari ose botuesi kryejnė edhe ndonjė funksion tjetėr,
pėrveē punės gazetareske, pėr shembull nė qeveri, organet e administratės
publike ose nė ndėrmarrje, ata duhet tė kenė kujdes tė madh qė
t` i ndajnė kėto funksione. I njėjti parim vlen edhe nėse fjala
ėshtė pėr rastin e kundėrt. Duhet pasur parasysh rregullisht
se ndeshja e interesave i shkakton dėme pozitės sė mediave. 11.4 Dallimi ndėrmjet pėrmbajtjes informative dhe reklamės Reklamat, faqet gazetareske ose programet tė cilat paguhen nga
sponzorėt, duhet tė dallohen qartė nga pėrmbajtja informative
dhe duhet tė jepen nė atė mėnyrė qė lexuesi/dėgjuesi/shikuesi
t` i njohė si tė tilla. Gazetari nuk guxon tė merret me punė
propagandistike e reklamuese. 11.5 Materiali i destinuar pėr marrėdhėnie me opinionin Nevoja pėr fitimin dhe ruajtjen e pėrhershme tė kredibilitetit
tė mediave kėrkon kujdes tė veēantė kur ėshtė fjala pėr pėrmbajtjet
propagandistike dhe reklamuese. Tekstet,artikujt e radios dhe
tė televizionit ose programet qė kanė tė bėjnė me ndėrmarrjet,
prodhimet, shėrbimet ose ngjarjet lidhur me ndėrmarrjet, nuk
guxojė t` i kalojnė kufijt e reklamės sė fshehtė. Rreziku qė
tė ndodh kjo ėshtė i madh nėse biseda e tejkalon interesin e
arsyeshėm tė opinionit ose interesimin e publikut pėr atė informatė.
Kjo poasht vlen edhe pėr tekstet reklamuese, fotografitė, artikujt
e televizionit dhe tė radios dhe ilustrimet tė cilat nuk kanė
kaluar nėpėr redaksi. UDHĖZIMI PĖR PARIMIN 12
12.1 Solidariteti
Gazetarėt duhet tė jenė solidarė dhe t` i mbrojnė interesat
e veta reciproke, pa marrė parasysh dallimet nė bindjet politike
ose bindjet tjera. 12.2 Plagjiatura Gazetari nuk guxon tė merret me plagjiaturė. Me fjalėn plagjiaturė
nėnkuptohet shfrytėzimi i informatave, fjalėve, ideve dhe fotografive
pa e pėrmendur nė mėnyrė gjegjėse burimin e tyre.
Asociacioni i Gazetarėve tė Rinj tė Malit tė Zi
Asociacioni i Mediave tė Pavarura tė Shkruara tė Malit tė
Zi MONT PRESS
Sindikata e Pavarur e Gazetarėve tė Malit tė Zi
Shoqata e Mediave tė Pavarura Elektronike tė Malit tė Zi
UNEM
Shoqata e Gazetarėve tė Malit tė Zi
Shoqata e gazetarėve Profesionistė tė Malit tė Zi
Nė Institutin pėr Media tė Malit tė Zi Podgoricė, 21 maj
2002
Translated by: Franc
Camaj
|